Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohen nen për nen draftet e propozuara për listat e hapura.
Ka qenë Rudina Hajdarit, e cila kërkoi tek Ligjet që në mbledhjen e Këshillit Politik të diskutohej dhe të merrej fillimisht për bazë propozimi i PD-LSI.
“Vendosem ta bojkotojmë seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reforme madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë. E di qe shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t’i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo që po bëjmë është shumë e rëndësishme jo për sot, por për 30 vitet e ardhshme. Na duhet që këtij vendi t’i rikthejmë demokracinë si një mjet për të rritur mirëqenien dhe zhvilluar ekonominë. Ne nuk dorëzohemi.” tha Hajdari.
Pas bojkotit maxhoranca vendosi te shtyje mbledhjen.





