Më herët, kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi.

“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur.”, theksoi presidenti i SYRIZA-s. Stefanos Kasselakis argumentoi se shqipja mund të vendoset si gjuhë e huaj e zgjedhur në shkollat greke krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë.

Presidenti i SYRIZA-s theksoi : “Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të jemi në gjendje të lehtësojmë komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund t’i ofrojmë me meritë vendit tonë.”

Kasselakis tha se problematikat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Greqi janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria tek ata.
“Nuk mund të flitet për rinovim të vendbanimit për 3 vjet, kur aplikimi specifik merr 2.5 vjet për t’u pranuar. D.m.th këta bashkëqytetarë, me të cilët jetojmë në të njëjtin vend, i vendosim në një situatë ku po i mbajmë peng.”, vuri në dukje Kasselakis.