Viti i ri akademik 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor. Urdhri është firmosur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ndërkohë, ditën e nesërme, shënohet edhe nisja e raundit të dytë të regjistrimeve në 35 universitetet publike e private të vendit. Raundi i parë mbyllet në mes të shtatorit.

Raundi i dytë nis në 30 shtator dhe mbyllet në 9 tetor. Data 10 dhe 11 tetor janë në dispozicion të maturantit për t’u ç’regjistruar dhe të vazhdojë më pas me raundin e tretë.

15 mijë maturantë u regjistruan në raundin e parë dhe rreth 7000 maturantë kanë aplikuar në raundin e dytë. 40% e maturantëve të regjistruar janë me mesatare nga mbi 8.5 deri në 10. Janë ezauruar në raundin e parë kuotat për Mjekësi të Përgjithshme, Stomatologji, Infermieri, Farmaci, degë të Informatikës. Janë ezauruar kuotat e degëve kryesore te Universiteti i Sporteve dhe ai i Arteve. Kuota të lira, në raundin e dytë, ka në disa universitete rajonale dhe disa dege klasike si dege te Ekonomikut, Juridikut, degë në Universitetin Bujqësor dhe kuota në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në fund të procesit me tre raunde, nuk do të ketë asnjë maturant, që nuk i është hapur dera e universiteteve tona për vitin akademik 2020-2021.