Shumë skuadra do të marin pjesë këtë seozn me ekipe U-21 në garën zyrtare e cila mendohet që të nisë këtë muaj. Në fakt, ka edhe klube të Kategorisë së Parë që i janë bashkuar kësaj nisme të FSHF-së, që për ekipet elitare të vendit është e detyrueshme.
Ndërkohë që skuadra durrsake ka disa lojtarë nga të rinjtë, por edhe të rinj të ardhur nga rrethet, me shpresën për të luajtur edhe në ekipin e parë.
Ish-sulmuesi dhe ish-trajneri i Teutës dhe Besës, Gent Begeja do të jetë trajner në radhët e skuadrës U-21 të Teutës, ndërsa ky ekip do të ketë vëmendje të madhe edhe nga klubi bregdetar.





