Pas Ismajlit, Berishës dhe Shpendit, një tjetër futbollist shqiptar do të jetë pjesë e Empolit.
Klubin toskan ka prezantuar sot mbrojtësin e talentuar Adi Kurti, i cili fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve.
Kurti, 1.94 centimetra i gjatë, është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë dhe ka kaluar në të gjitha ekipit zinxhir me kuqezinjtë që nga U-15.
Akademia e Empolit shquhet për rritjen e talenteve të futbollit në Itali. Kujtojmë që në klubin toskan u formua mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj.





