IFFHS-ja ka publikur renditjen e kampionateve më të mira në botë për vitin 2023.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika ka renditur në krye Serinë A të Italisë, e cila ndiqet nga Premier Liga dhe La Liga.
Në vendin e 4-t vjen kampionati elitar i Brazilit, të cilin e ndjek Bundesliga gjermane. Sa i përket “Abissnet Superiore”-s, ajo renditet e 41-ta në listë.
Një kapërcim mjaft i madh i kampionatit shqiptar, teksa në renditjen e një viti më parë gjendej në pozicionin e 66.
Superiorja ngjit kështu 35 pozicione në klasifikimin me 100 kampionate nga IFFHS-ja e ndërsa lë pas kampionate si ai i Hungarisë dhe i Rusisë.





