Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim tha se është e kënaqur që opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjegjisë për t’u angazhuar në procesin zgjedhor.

Nga Himara, diplomatja e SHBA u shpreh se palët politike duhet të japin propozime reale për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas saj, çdo parti që ka në shkruar marrëveshjen e 5 qershorit, do duhet ta zbatojë atë.

“Jam shumë e kënaqur për faktin se opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjgjësinë e saj për të qenë  eangazhuar për të vazhduar për të përfaqësuar. Siç mund ta dini, disa ditë më parë, është tejet e rëndësishme që opzita të mbetet e angazhuar, dhe të gjitha partitë të sjellin propozime reale. Kam kuptuar se sot opozita ja bërë një propozim, dhe jam e kënaqur që kam dëgjuar që PS ka thënë që do ta marrë këtë propozim, dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Ky standard i transparencës dhe i përfshirjes, është saktësisht ajo që duhet të presim nga një vend anëtar i NATO-s, dhe një vend i cili kryeson OSBE. Janë standarde të larta që ju i meritoni ato. Mendoj që SHBA ka qenë shumë e qartë, 5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent. Çdo parti që ka nënshkruar atë letër, duhet t’i qendrojë fjalës së dhënë. Frima ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nëshkruar atë letër janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Pritja ime është që 5 qershori do të mbarohet, dhe nëse partitë do të bien dakord për masa të tjera përtej 5 qershorit ne do t’i mbështesim.”