Arbitrimi shqiptar vazhdon të ngjisë shkallët në arenën ndërkombëtare.
Për herë të parë në histori, një arbitre shqiptare do të drejtojë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Emanuela Rusta do të gjykojë ndeshjen SL Benfica W – Barcelona W, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Women’s Champions League.
Një nga ndihmëset e saj do të jetë po një shqiptare, Edjena Kapxhiu në rolin e asistentes së parë.
Ndeshja, SL Benfica W – Barcelona W është programuar të luhet në Seixal të Portugalisë më datë 31 janar, prej orës 21:00.
Ky është një tjetër lajm i shkëlqyer dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që marrin një vlerësim të tillë nga UEFA.
Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.
Deri më tani, Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu kanë drejtuar vetëm në sfidat kualifikuese.





