Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë shtabin elektoral në takimin e përjavshëm.
Mësohet se në fokus të takimit janë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në qarqe.
Kjo është e hëna e katërt që Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve. Në mbledhjen e shkuar shtabit elektoral iu bashkua edhe Ardian Çela i ngarkuar për të ndjekur fushatën elektorale në Durrës.





