Pas humbjes së rëndë 5-3 nga Villarreali dhe njoftimit të lamtumirës së tij me Barcelonën një vit më herët, Xavi doli sërish para mikrofonave dhe nuk e mbajti dot mllefin.
“Nuk u vlerësova në përgjithësi. Kjo më lodh. Kam ndjesinë se çfarëdo që të bësh nuk vlerësohet”, tha trajneri spanjoll.
Të jesh trajner te Barcelona, është një profesion mizor sipas Xavit.
“Kemi mbërritur në një nga momentet më komplekse. Mendoj se puna jonë nuk do të vlerësohet kurrë. Më vjen keq ta them, por po e përsëris, kështu ndihem për gjërat: të stërvitesh Barcelonën bëhet e pakëndshme. Të bëjnë të ndihesh sikur je i pavlerë. Unë fola për këtë me Pep dhe ai më tha: ‘E njëjta gjë ndodhi me Valverden dhe pashë Luisin Enrique që vuajti’”, vazhdoi Xavi.
Një sulm i ashpër, pa dyshim: “Kjo duhet të na bëjë të mendojmë, ne kemi një problem me kërkesat që shoqërojnë pozicionin e trajnerit të Barçës. Duket sikur po rrezikoni jetën tuaj çdo ndeshje dhe prandaj them se është një punë mizore, nuk më pëlqen”, shtoi ish-mesfushori.





