Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, hprehet se qeveria nuk po përballon siç duhet situatën e koronavirusit në shkolla.

Kryemadhi vlerëson se përballimi i Covid në ambientet shkollore kërkon masa konkrete e jo propagandë nga ana e qeverisë.

“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione.”, shkruan ajo krahas videos së ish deputetes Floida Kërpaçi.