U hodh shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2024/2025.

Shqipëria ndodhej në vazon e tretë dhe do të luaj në Grupin B, me Republikën Çeke dhe Ukrainën dhe Gjeorgjia, që të tre kundërshtarë të njohur për kombëtaren e kuqezinjve.

Kalendari i ndeshjeve nuk është përcaktuar, ndërkohë që dihen data se kur do të luhet.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të luhen në këto data:

Ndeshja 1: 5-7 shtator 2024

Ndeshja 2: 8-10 shtator 2024

Ndeshja 3: 10-12 tetor 2024

Ndeshja 4: 13-15 tetor 2024

Ndeshja 5: 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6: 17-19 Nëntor 2024