Tri fitore radhazi në tri ndeshjet e tij të para si trajner i Romës. Tani Daniele De Rossi thirret në sprovën më të madhe, në Olimpico ndaj Interit kryesues: 

“Çdo ekip mposhtet. Ne do ta përballojmë këtë ndeshje me guximin e lojtarëve të fortë, ata prej të cilëve jemi ne. Do të duhet guxim, inteligjencë dhe njohuri sepse edhe Interi që është skuadra më e fortë në kampionat mund të mposhtet. Inter e do dhe është mësuar ta ketë topin, por ka situata që mund t’i shqetësojnë. Ata janë shumë të fortë, por edhe ne jemi të vetëdijshëm që jemi te forte”, komentoi trajneri i verdhekuqve.

Në qendër të vëmendjes do të jetë Romelu Lukaku: “Ai duhet të ndajë aspektin emocional nga ai futbollistik, nëse luan të njëjtën ndeshje si ndaj Cagliarit, do të më mjaftojë sepse më pëlqeu shumë se si luajti për ekipin, gjuajtja në portë dhe fillimi i aksioneve sulmuese. Ai do të jetë në gjendje të menaxhojë emocionet”, shtoi ish-kapiteni.

Me José Mourinhon në stol, Roma u mundua shumë kundër skuadrave të mëdha në kampionat, ndërsa për De Rossin do të jetë e para: 

“Rezultatet nuk janë kurrë të rastësishme, por nuk komentoj ndeshjet në të cilat nuk kam bërë. 

Kur sfidon skuadra të forta bëhesh më i fortë, por edhe Roma është e fortë, ne jemi në një rrugë që shpresojmë të na çojë të fitojmë shumë ndeshje të këtij niveli. Nuk është problem mendor sepse në këtë ekip ka lojtarë që kanë fituar Kupën e Botës, ‘Kampionatin Evropian, Kupën e Amerikës dhe ndeshjet e nivelit të lartë. Do të duhet të kemi respekt, por edhe arrogancë dhe trimëri”, theksoi De Rossi.