Marash Kumbulla është shumër afër rikthimit në fushën e blertë. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Torinon, trajneri Sassuolo-s, Alesio Dionisi, deklaroi se e vlerëson maksimalisht 24-vjeçarin, por ka dilema për ta bërë pjesë të ekipit.

“Kumbulla është një djalë që më pëlqen, ka cilësi të rëndësishme për Serinë A. Këtë javë ai filloi me ekipin dhe pak i veçuar, dy ditët e fundit dhe sot ai do të stërvitet me ekipin. Do të vendos sot nëse do të jetë pjesë e ekipit. Ai ka ardhur i fundit në merkato, pa minuta në këmbët e tij për shumë muaj, dhe ne duhet ta shpejtojme rikthimin e tij, duke qene se vullneti i djalit gjithsesi ben diferencen. Të hysh në një skuadër është e rëndësishme dhe ai dëshiron të përfshihet sa më parë. Pas stërvitjes së të premtes do të vlerësoj nëse do ta thërras apo jo për ndeshjen me Torinon”, tha Dionisi.

Kumbullua iu bashkua Sassuolo-s me formulën e huazimit deri në fund të sezonit nga Roma.