Kylian Mbappe duket shumë afër kalimit te Real Madrid, por Paris Saint-Germain nuk do të dorëzohet.
Klubi francez po tenton të “joshë” 25-vjeçarin me një kontratë të re 2-vjeçare duke i ofruar 80 milionë euro për sezon.
Një shumë e çmendur që e shndërron Mbappe në “Mbretin” e Parisit dhe Europës.
Gjithsesi, dëshira e lojtarit për momentin është transferimi te Real Madrid.
Aktualisht, sulmuesi është në pritje të ofertës nga “Los Blancos”, ndërsa pretendon të fitojë më shumë para se Bellingham dhe Vinicius Junior.





