Futbollistët e Cadiz kanë pësuar një disfatë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Betisit në kuadër të javës së 24-të të La Ligës. Rezultati përfundimtar ishte 0-2 në favor të ekipit mik. Golat për fitoren e Betisit janë shënuar nga Willian Jose dhe Pablo Fornals, i cili së fundmi ka ardhur në këtë ekip dhe pritet të jetë një përforcim i madh. Cadiz po luan shumë keq dhe ata janë në zonën e rënies, ndërsa kanë humbur mbështetjen e tifozëve të tyre. Tifozët janë shumë të shqetësuar për lojërat e këqija dhe kanë frikë se ekipi i tyre në fund të sezonit do të jetë në një vend që të çon në një rang më të ulët të garës. Ata vendosën një mënyrë interesante proteste. Në fund të minutës së 93, ata vendosën që të hedhin qese në fushën e lojës dhe ta pushtojnë atë, duke e detyruar arbitrin që ta mbylli ndeshjen një minutë më herët.
Mënyre e re proteste në La Liga! Tifozët hedhin qese në fushën e blertë, arbitri e mbyll ndeshjen para kohe
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është Brikena nusja ideale për mamin? Motra e Mateos zbulon si e pritën puthjen: Nuk mendoj se ka qenë…
Trump kërkon 1.5 trilion dollarë për të rritur mbrojtjen
Irani rrëzon avionin luftarak amerikan: Shpërblim i lartë për atë që gjen pilotin!
BBC: Mbi 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë





