Policia Bashkiake e Durrësit ka njoftuar drejtuesit e automjeteve se duke filluar nga nesër deri të premten, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur aksi tjetër i nënkalimit tek “Veliera”, konkretisht aksi nga rrethrrotullimi tek restorant Piazza deri në dalje të tunelit, në drejtim të hyrjes nr.2 të Autoritetit Portual Durrës.

Në njoftimin e shpërndarë për qytetarët, Policia Bashkiake bën me dije se kjo masë është marrë për arsye sigurie gjatë punimeve që do të bëhen në “Velierë”.

NJOFTIMI I PLOTË:

🟣 NJOFTIM 🟣

Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se 🗓️ nga data 13.02.2024 deri më datë 16.02.2024, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur aksi tjetër i nënkalimit tek “Veliera”, konkretisht aksi nga rrethrrotullimi tek restorant Piazza deri në dalje të tunelit, në drejtim të hyrjes nr.2 të Autoritetit Portual Durrës.
Kjo për arsye sigurie gjatë punimeve që do të bëhen në “Velierë”.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar në devijimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor në këtë aks.