Një grua e shoqëruar nga një fëmijë hapi zjarr në një kishë të mbushur me njerëz në Teksas përpara se të qëllohej nga siguria.
E dyshuara, e identifikuar nga policia si Genesse Ivonne Moreno, 36 vjeç, ishte me djalin e saj shtatëvjeçar, i cili u plagos rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Houston.
Hetuesit thanë se sulmuesja kishte shkruar “Palestine” në kondakun e pushkës së saj dhe ata kishin zbuluar shkrime antisemitike.
Por ata thanë se motivi i sulmit është i paqartë.
Një 57-vjeçar u qëllua me plumb në kofshë gjatë incidentit dhe më pas ka dalë nga spitali.
Djali i paidentifikuar i gruas së armatosur u qëllua në kokë gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe aktualisht po “lufton për jetën e tij”, tha policia. Nuk dihet se kush e qëlloi djalin.
Kisha ishte në mes të një shërbimi kur nisën të shtënat e para. Pastori Jorge Basave në fillim vazhdoi me regjistrimin, duke i thënë Houston Chronicle se donte të krijonte qetësi.
“Unë isha i shqetësuar se frika ime do të ishte ngjitëse,” tha ai.
Policia tha se e dyshuara përdori një pushkë AR-15 për sulmin. Ajo kishte edhe një pushkë të kalibrit 22, por nuk e shkrepi atë armë.
Zyrtarët thanë në konferencën për shtyp të së hënës se sulmuesja kishte një histori problemesh të shëndetit mendor dhe ishte vendosur nën një urdhër ndalimi urgjent në vitin 2016.
Të dhënat publike tregojnë se Moreno kishte gjithashtu një rekord të gjatë arrestimesh dhe dënimesh me akuza për sulm, drogë dhe armë.