Rei Manaj nuk ka më vend te Barcelona dhe këtë klubi katalanas ia ka bërë të qartë duke e lënë jashtë listës së të grumbulluarve për përgatitjet e sezonit të ri.

Sulmuesi i kombëtares tashmë duhet të gjejë një destinacion të ri, ndërsa për Manaj ka interesim nga Turqia dhe Greqia.

Klubi i Kasimpasha ku aktivizohet edhe Florent Hadërgjonaj, shihej si favorit për të firmosur me 23-vjeçarin, megjithatë së fundmi në negoaciata është futur edhe PAOK.

Grekët janë një destinacion që mund ta joshë Manaj, teksa janë në garë për të marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Në rast se tratativat me PAOK mbyllen pozitivisht, Manaj do të gjente te grekët edhe një shok të kombëtares si Enea Mihaj.

Sakaq, nga ana tjetër Barcelona që e transferoi lushnjarin për 700000 euro nga Albasete, kërkon dhe do t’i japë përparësi atij klubi që është i gatshëm të blejë kartonin e futbollistit dhe jo ta kërkojë nëpërmjet huazimit.