Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Dorëheqja pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa ende nuk bëhen të ditura motivet e këtij vendimi dhe se kush pritet ta zëvendësojë atë.

Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.