Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Lulzim Salillarin, vëllain e biznesmenit Pëllumb Sallilari. Lajmin e bën të ditur gazetarja Klodiana Lala, sipas së cilës nën akuzë është shoqëria “Salillari” shpk me administrator Bledar Starova, pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm.
Sipas njoftimit thuhet se hetimet nisën pas denoncimeve të disa qytetarëve në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.
“Në pjesën e përparme të pallatit në krahun përball kopshtit zoologjik gjendet e fiksuar në një llamarinë e afishuar leja e ndërtimit nr.prot X-13444/6 datë 27.11.2020lëshuar nga Bashkia Tiranë ku thuhet se punimet kryhen nga shoqeria “Salillari” shpk, do të ndërtohet një godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 7 kate me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë me afat kryerjen e punimeve 60 muaj si dhe një foto e pamjes së jashtme të projektit të godinës”, thuhet në njoftim.