Policia e Shtetit ka ndërrmarë një plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë ditën e nesërme.

Kështu bëhet me dije se ndalohet parkimi duke filluar nga ora 19:30 e ditës së sotme deri në orën 20.00 të ditës së nesërme, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë.

Ndërsa në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të së enjtes, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas; Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas; Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, të enjten, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.

Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie.