Rreth orës 11:00 pritet të prekë tokën shqiptare avioni special i Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin udhëton drejt Shqipërisë sekretary Antony Blinken.

Mësohet se DASH ka kërkuar që ceremonia e pritjes të jetë sa më minimale. Do të jetë ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ai i cili do t’i urojë mirëseardhjen.

Do të jenë edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë DAVID WISNER.

Në tapetin e kuq do të jenë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikanë që shërbejnë në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8-orëshe në Tiranë.