Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbritur në tokën shqiptare.

Blinken është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe trupa diplomatike e ambasadës së SHBA-së.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit kur njoftoi zyrtarisht vizitën e tij në kryeqytetn shqiptar.