Dy makina luksoze do t’i prijnë eskortës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë udhëtimit të tij nga Rinasi drejt kryeqytetit.
Mësohet se këto makina, njëra “Audi” dhe tjetra “Benz GLC” janë të sekuestruara dhe tashmë në përdorim të Policisë së Shtetit.
Më parë këto makina përdoreshin nga Kejvina Kthjella dhe Trejsi Sejdini.