Të paktën katër persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri në një azil në North Rhine-Westphalia, Gjermani.

Sipas një njoftimi të policisë të hënën në mëngjes, zjarri në shtëpinë e të moshuarve shpërtheu gjatë natës.

Një i moshuar, një zjarrfikës dhe një efektiv policie kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 15 persona të tjerë janë lënduar lehtë.

Sipas gazetës gjermane Rheinischer Post, 46 banorë të tjerë të shtëpisë së të moshuarve po marrin trajtim mjekësor.

Shërbimeve të urgjencës iu desh të thyenin disa xhama për të shpëtuar banorët.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.