Ka ndodhur sot në Philadelphia të SHBA-ve, një incident me të shtëna në një autobus , ku mbetën të plagosur shtatë persona. Të shtatë të plagosurit duket se janë të mitur, thanë burimet.
Ky është incidenti i dytë brenda pak ditësh. Policia në Pensilvani po kërkon dy të dyshuar për të cilët thonë se hapën zjarr jashtë një stacioni autobusi të ngarkuar këtë javë, duke vrarë një adoleshent dhe duke plagosur katër të tjerë, duke përfshirë dy djem të rinj.