Një skandal i madh ka shpërthyer në Qipro, i cili lidhet me murgjit e një Manastirit të Shën Avvakumit në fshatin Fterikoudi.

Sipas mediave greke, skandali përfshin video dhe regjistrime të adhuruesve deri te marrëdhëniet seksuale mes murgjve.

Kisha e Qipros po tenton ta zgjidhi skandalin me murgjit brenda për brenda familjes së besimit.

Vlen të theksohet se dy murgjit, kur u zbuluan aktivitetet e tyre, kërkuan që të shkishëroheshin për të shmangur një skandal që do t’i ekspozonte.

Dëshmia që i ka djegur janë takimet seksuale në ambientet e manastirit, të cilat madje janë regjistruar në video nga kamerat që ata i kishin vendosur vetë për arsye sigurie. Ata ndjenin se kishin kontroll të plotë mbi mjedisin dhe nuk fikën kamerat, të cilat regjistronin gjithçka.

Mirëpo, skandali nuk kishte të bënte vetëm me marrëdhëniet seksuale, por me gjithë funksionimin e manastirit.

Shpesh ndodhnin “mrekulli” me imazhe lotësh që pikonin… duke çuar mijëra njerëz në manastir për ta adhuruar dhe për ta mbështetur financiarisht, duke lënë vlera me mijëra euro.

Momenti kur ikonat “qanin” dukej si e vërtetë dhe për këtë ishin kujdesur vetë murgjit duke vendosur një mekanizëm që kanalizonte ujin në ikonë nga një enë që nuk dukej.

Mekanizmi u zbulua, por askush nuk dëshiron të flasë për mashtrimin për të mos skandalizuar besimtarët.