Mike Tyson surprizon adhuruesit e sportit të boksit. Legjenda e peshave të rënda do të kthehet të ring për t’u ndeshur në mënyrë sensacionale me Jake Paul.

Ndeshja do të zhvillohet më 20 korrik në Dallas, 20 ditë pas ditëlindjes së 58-të të Mike, i cili ka një diferencë moshe prej 30 vitesh me Jake Paul.

Kapaciteti i impiantit sportiv do të jetë 80,000 ulëse dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, i cili publikoi një video ngacmuese të eventit që tregon Paul duke dalë nga një helikopter dhe duke u afruar me Tyson.

“Mezi po pres të hyj në ring me Jake Paul. Ai është rritur ndjeshëm si boksier me kalimin e viteve, kështu që do të jetë shumë argëtuese të shohësh se çfarë mund të bëjë vullneti dhe ambicia e një “fëmije” me përvojën dhe aftësinë e një Zoti”, tha Tyson.

Paul, i cili fitoi ndeshjen e tij të fundit kundër Ryan Bourland të shtunën, shkroi në Instagram: “Është koha për të vënë në gjumë Mike”.