Pesë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën të premten kur kutitë e ndihmave humanitare ranë gjatë një operacioni ajror në Rripin e Gazës.

Ngjarja ndodhi në kampin e refugjatëve Al Shati, në perëndim të qytetit të Gazës.

Mohammed Al Sheikh, kreu i infermierisë në departamentin e urgjencës të Spitalit Al Shifa, konfirmoi se pesë persona vdiqën në incident.

Nuk dihet ende se cilit shtet i përkiste avioni nga i cili u hodhën kutitë e ndihmave.