Gjykata e Apelit të Fierit ka vendosur uljen e dënimit për Albert Zajën, i akuzuar për “vrasje me paramendim” dhe në bashkëpunim të Shkëlzen Kastratit në verën e vitit 2021.
Sipas vendimit të Apelit, Zaja përfiton 1/3 e dënimit duke i dhënë përfundimisht 12 vite e 8 muaj burgim.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet:
– Dënimin e tëpandehurit A. Z, përkryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 I K.Penal me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Në bashkim të dënimeve, në aplikim të nenit 55 të K.penal, dënimin e të pandehurit A. Z me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit e të pandehurit A. Z dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
40-vjeçari Shkëlzen Kastrati u ekzekutua pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë vëllait të tij vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj.
Në vrasjen e Kastratit, Elmir Tufa dhe Albert Zaja dyshohet të kenë qenë në rolin e vrasësit me pagesë.





