Ergys Peposhi, ishte “heroi” i ndeshjes së Teutës kundër Partizanit. Ai shënoi një nga golat më të bukur të kampionatit, teksa arriti t’u dhurojë fitoren durrsakëve dhe t’i ndihmojë në luftën për mbijetesë. Megjithatë, sulmuesi shprhu besimin se ekipi i tij do të luftojë për zonën e “Final 4”:  

“Më vjen mirë që goli im i shërbeu ekipit për të marrë 3 pikët. Që me blerjet e janarit ekipi është forcuar shumë. Ky është goli me i bukur që kam realizuar ndonjëherë. Të them të drejtën, kam bërë vetëm 2 ditë stërvitje, sepse e kisha këmbën  si të rënduar. Për sa i përket çerekfinales së Kupës, na dhemb sepse pësuam në minutën e fundit. Ndërsa në kampionat, matematika na lejon të luftojmë për “Final 4”, do i marrim ndeshjet një nga një.”, tha futbollisti i durrsakëve.