Është gjetur trupi i pajetë i foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme.

Autoritetet kanë raportuar se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

Policia sqaroi se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë.

42-vjeçarja është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Gruaja ka deklaruar para policisë se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lumë.