Bebe Rexha nuk ka dashur që ta bëjë publike jetën e saj private. Ajo nuk është prononcuar asnjëherë për këtë, por së fundmi kemi zbuluar detaje.

Këngëtarja me origjinë shqiptare 31-vjeçarja postoi një foto krah të dashurit të saj misterioz në ditën e tij të lindjes dhe i mbuloi fytyrën me një emoji zemre.

“Gëzuar ditëlindjen zemër”– shkroi këngëtarja krahas fotos romantike. Dy muaj më parë, Bebe Rexha u fotografua në krahët e partnerit të saj në rrugët e Los Angeles.

Daily Mail shkruan se mashkullin misterioz në krahët e saj është kinematografi dhe producenti Keyan Safyari dhe data e lindjes së Keyan Safyarit përkon me datën që Bebe Rexha e uroi për ditëlindje.