Ashtu si shumë kampionate në botë, edhe Kategoria Superiore është ndërprerë për t’u lënë vend angazhimeve të skuadrave përfaqësuese. Jo pak herë skuadrat kryeqytetase kanë marrë leksione futbolli në Durrës e jo vetëm. Fitorja minimale kundër Partizanit ishte thjesht “detyrë shtëpie” për Teutën, e cila për vetë emrin e qytetit që përfaqëson, duke u renditur në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit, s’ka sens. Pauza e kampionatit, e cila vjen në momentet më ta mira të këtij sezoni është parë si një motiv pune më shumë për të gjithë futbollistët. Me një seancë të zhvilluar ka vijuar zyrtarisht përgatitjet anti-Tirana. Trajneri i Teutës, Edi Martini punoi me ritëm të lartë, me synim të përgatitjes sa më të mirë të futbollistëve të tij, në kuadër të ndeshjes.
Fillimisht skuadra kanë zhvilluar ushtrime të ndryshme me përgatitësit atletik dhe më pas gjithçka është zhvendosur në punën me top. Aspekti tekniko – taktik dhe mbi të gjitha ushtrime të ndryshme në veprime ofensive dhe difensive kanë qenë në fokusin e trajnerit të Teutës. Durrsakët shpresojnë që të pauza t’i bëjë mirë dhe ta rinisin kampionatin më aty ku e lanë. Teuta ka kalendar të vështirë në javët e mbetura të Superiores. Nga gjashtë takime që ajo luan deri në datën 28 prill, dy prej tyre i luan në shtëpi. Kështu, Teuta e nis në “Air Albania” ndaj Tiranës. Më pas Teuta pret Dinamon, ku do të kërkojë fitoren. Ndeshja e prapambetur luhet në datën 3 prill. Teuta luan përsëri në shtëpi dhe përballë do të këtë Laçin. Tri ndeshje që mund të thonë shumë për ecurinë e Teutës.