Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, tha se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale “tani”.

Me një shënim në Twitter, Kim bie dakord me mendimin e Komisionit të Venecias, ndërsa shkruan se Presidenti Meta dhe Kreu i Kuvendit, Rucci, duhet të punojnë “urgjentisht” me organet përkatëse.

“Faleminderit Presidentin Ilir Meta dhe Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që bënë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale TANI. Ne jemi dakord Duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, shkruan Yuri Kim.