Ditën e sotme, këngëtari i njohur, Luiz Ejlli ka ndarë një ngjarje aspak të këndshme të përjetuar një natë më parë.
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Luizi ka treguar se avioni me të cilin ai fluturonte drejt Tiranës, ka patur turbulenca të mëdha.
Artisti ka shtuar gjithashtu se kjo ngjarje ka krijuar një panik të madh jo vetëm tek ai, por tek të gjithë pasagjerët.
Si pasojë e turbulencave, avioni e ka patur të pamundur të ulej në Tiranë dhe është detyruar që të bënte një ulje në Shkup.
“Mbrëmë kam parë hata me sy, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin, o Zot faleminderit. Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë. U ul në Shkup”, tregon Luzi përmes një videoje në rrjetet sociale.