Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre për shkak të tjetërsimit të pronave te “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Mësohet se ish-kryebashkiaku demokrat është dënuar me 4 vite burg, e po ashtu me 4 vite është dënuar edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ndërsa me 2 vite ish-drejtori i Hipotekës, Artan Daja.

Gjykata ka dhënë edhe një vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi. Frrokaj u vu në pranga në një operacion policor në vitin 2018, së bashku me 11 zyrtarë të tjerë, por më pas u la me arrest shtëpie.