Aktorja e njohur Ema Andrea, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” momentin kur dikush i ka telefonuar me numër privat nga spitali “Shefqet Ndroqi” për t’i thënë që aktorja ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Në postimin e aktores vihen re tone mjaft të ashpra ndaj personit që e ka telefonuar.

Sipas saj, personi që e ka telefonuar ishte vajzë, dhe ndër të tjera drejtohet asaj kështu në postim “Bravo mamit dhe babit tënd që kanë rritur një kafshë pa ndërgjegje e sigurisht injorante në çdo fushë!”

Mesazhi i aktores:

Sapo mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje!
Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj
“Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet?
Po sikur te isha semure vertet?
A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?
A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene?
Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?!
Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe!
Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik.