Ndeshja e prapambetur nga java e 27-të e kampionatit mes Dinamos dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ditën e mërkurë, në orën 18:00.
Blutë janë ekipi organizator dhe kishin kërkuar që ndeshja të luhet në kryeqytet dhe jo në Durrës, ku ata luajnë si pritës.
Duke qenë se Teuta është kthyer tashmë në një rival direkt, është logjike që ndeshja të mos zhvillohej në fushën e saj.
Për blutë do të ishte ndeshja e dytë në këtë sezon që do të luhej në “Air Albania”, pas asaj me Tiranën pak kohë më parë.