Dinamo dhe Teuta do të përplasin “brirët” ditën e mërkurë, teksa do të zhvillojnë mes tyre ndeshjen e prapambetur të javës së 27-të. Kjo përballje do të luhet në orëm 18:00, teksa do të luhet në “Air Albania”.
Gjithsesi kjo sfidë është shumë delikate për të dyja skuadrat. “Blutë” do të kërkojnë 3 pikët për të kapur “Final – Four”, teksa aktualisht ndodhen vetëm 1 pikë larg vendit të 4-të që mbahet nga Skënderbeu. Ndërkohë nga ana tjetër durrsakët janë rikthyer ‘frikshëm’ në javët e fundit dhe ndaj “Bluve” synojnë një tjetër triumph që do t’i largonte akoma më shumë nga “Play-Out”, por në të njëjtën kohë do t’i afronte edhe me ‘Final – Four”.
Jo vetëm prej momentit që po kalojnë durrsakët, por edhe për shkak të sfidave direkte mes tyre janë favoritë për të triumfuar. Në 10 ndeshjet e fundit mes tyre, “Djemtë e Detit” kanë fituar 7 prej tyre, ndërsa 1 ka fituar Dinamo dhe 2 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim. Siç duket Teuta është “macja e zezë” e Dinamos, me “Blutë” që tashmë kanë një motiv më shumë për të kërkuar fitoren, për të thyer edhe këtë “tabu”.