“Durrëslajm” mëson se pak ditë më parë në zonë u prenë disa pemë, duke ngritur pikëpyetje nëse kjo ndërhyrje mund të ketë ndikuar në fenomenin e erozionit që shkaktoi dëme të konsiderueshme mëngjesin e sotëm.

Sipas ekspertëve, mbulesa pyjore luan një rol të rëndësishëm në stabilizimin e tokës, megjithatë mbetet për t’u verifikuar nga ekspertizat teknike nëse prerja e pemëve ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rrëshqitjen e kodrës.