Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen e tij të 73-të. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, mes të cilëve spikaste ai i të birit, Ermalit.

Duke e quajtur i pazëvendësueshmi i shqiptarisë, këngëtari shkruan në postimin e tij se sa më e gjatë jeta e të atit, aq më e bukur është jeta e tij.

“Urime ditëlindjen i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde dhe zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë. Sa më gjatë jeta jote, aq më e bukur jeta imë. Të duam shumë unë dhe padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë,”– shkruan Ermali.