Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca vjen me një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Diplomati i BE shkruan në një postim në Twitter se në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida për shkak të koronavirusit.

“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga COVID-19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin”, tha Soreca.