Kohë më parë, në media bëri bujë sherri mes reperit të njohur, Noizy dhe këngëtares Enca Haxhia.
I ftuar në emisionin “NIN”, Noizy, ka folur hapur për ish-bashkëpunëtoren e tij, të cilët e konsideroi si person të lodhshëm.
“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur”, u shpreh ai.





