Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luiggi Soreca bën thirrje që emërimet në Gjykatën Kushtetuese duhet të bëhen para Konferencës së parë ndërqeveritare.
Soreca shkruan në Facebook, se Opinioni i Venecias ofron të gjitha udhëzimet e nevojshme për të gjitha autoritetet shqiptare, në mënyrë që ky proces të përfundojë sa më parë.
“Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. BE vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkruan Socreca.





