Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se ka pasur një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilin e quan “miku i çmuar”.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan kryeministri shqiptar.