Pak orë para nisjes së Këshillit politik, dy negociatorët e opozitës jo parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili takohen sot me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në selinë blu.

PD e LSI do të rikthehen në tryezën e dialogut politik me një kusht: mos-prekjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë sa i takon hapjes së listave, opozitarët janë të gatshëm për arritjen e një dakordësie me mazhorancën parlamentare.

Kujtojmë se ishte përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri që thirri mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme në ora 18.00 me qëllim reflektimi e ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri zgjedhor. Ndërkohë mbledhjes së Këshillit do i paraprijë një vendimmarrje e Komisionit te Ligjeve ku do përcaktohet grupi i punës për përkthimin  e ndryshimeve kushtetuese në ligjin e ri zgjedhor.