I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA, këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Gashi tha se dëshiron që kur të vijë në Shqipëri të gjejë një nuse këtu dhe mos kthehet më në Amerikë.  

Edhe prindërit e këngëtarit kërkojnë që ai të martohet me një vajzë nga Kosoval e nëse ndodh e kundërta dhe martohet me një vajzë që nuk është shqiptare ai duhet t’i mësojë gjuhën shqipe.

” Kam dalë me tre vajza shqiptare gjatë gjithë jetës time. Por prindërit e mi duan që unë të martohem me një vajzë nga Kosova. Kështu që cilado vajzë që e sheh këtë..”

“Do t’i bësh qejfin prindërve?”, e pyet moderatorja Arjola Shehu.

“Po..po..Duhet t’i bëj ata të lumtur, por po përpiqem ta zgjidh këtë gjë. Shpresojmë që nëse lidhem me një vajzë që nuk është shqiptare duhet t’i mësoj shqipen.