Nora Istrefi dhe Butrint Imeri publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, një këngë të titulluar “Dy zemra”.

Në pak kohë, kënga numëron mijëra klikime në Youtube dhe ka marrë gjithashtu mbështetjen e kolegëve të dy këngëtarëve, të cilët e kanë shpërndarë këngën në llogaritë e tyre në Instagram.

Nora dhe Robert Berisha kanë kohë që janë ndarë dhe gëzojnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, përpos faktit që kanë një vajzë bashkë, Rene.

Por, mesa duket, ka ende individë që komentojnë raportin e të dyve.

Në postimin e Butrintit në Instagram, Robertit i drejtohej një koment, i cili na tërhoqi vëmendjen.

Tashi lirisht veç i vnon dëgjueset edhe e lshon naj kongë të Mentor Kurtishit edhe vuj se kjo jetë s’ish pas kon e bame për me u knaq,”– i shkruante dikush që donte ta ngacmonte.

Mirëpo, Roberti nuk ia ka vonuar përgjigjen, e cila përfshinte edhe ofendime.

S’po më len nona jote me vujt, qaq po m’rrin gati saqë mendja s’ta merr,”- i ka shkruajtur Roberti, siç mund ta shihni në foton e ruajtur në një faqe, pasi më pas komenti është fshirë.

Megjithatë, Roberti nuk ka ngurruar as këtë herë ta mbështesë publikisht ish-partneren e tij, duke postuar një pjesë të këngës së saj të re në Instastory.